‘Vëllai i Madh’ ua ka dhënë ditën e sotme (e mërkurë) banorëve një detyrë për të improvizuar një dasmë, ku duhej të zgjidhnin nusen dhe dhëndrin.

Nusja u vendos të ishte Kiara, ndërsa dhëndri Luizi - meqë dyshja nisën një njohje brenda këtij formati.


Ata bënë një dasmë tradicionale teksa Kristi ishte në rolin e priftit për të thënë ritualet, deri në momentin që ata duhet t'i thonin 'PO' njëri-tjetrit.

328855666 750740469434714 4505053979871067453 n Foto: Screenshot/Facebook

Pas kësaj, ata shkëmbyen puthje në buzë duke e bërë kështu edhe më të veçantë këtë moment.

Për të festuar dasmën e tyre i ftuar në shtëpi është këngëtari i njohur shqiptar, Altin Shira.

328860738 577201630641732 7493768406320902312 n Foto: Screenshot/Facebook

Kjo pasi artisti nga Shkodra e kishte kërkuar prej disa ditësh pasi fitoi në një sfidë të caktuar nga Big Brother.

Pritet të shihet në vazhdim se si do të jetë rrjedhë raporti i tyre, nëse ata do të jenë çifti i parë i edicionit të dytë të BBVA. /Telegrafi/

328839836 1331296557655986 8908589736494231478 n Foto: Screenshot/Facebook

328765764 1353241402109088 2381781632022300959 n Foto: Screenshot/Facebook

328701316 5693874670742088 5623121837164080155 n Foto: Screenshot/Facebook