LAJMI I FUNDIT:

Ndodh edhe kjo, për pesë minuta fiton dy xhekpotë

Ndodh edhe kjo, për pesë minuta fiton dy xhekpotë

Jim Zigmont nga Konektikati i SHBA-ve, ka arritur të fitojë dy xhekpotë brenda pesë minutave, duke blerë kështu dy tiketa gërvishtëse që i sollën atij shumë fat.

Që të dy tiketat fituese i kishte blerë në të njëjtin dyqan, dhe pranon se kjo nuk është hera e parë që fiton në këtë lojë që ai konsideron të preferuarën.


“Fillimisht kam blerë tiketën me të cilën fitova 20 mijë dollarë. Ishte një ndjenjë e papërshkrueshme, për pak sa nuk e humba vetëdijen. Pesë minuta më vonë bleva tiketën tjetër, me të cilën fitova edhe 20 mijë dollarë tjera. Nuk mund ta besojë”, ka shtuar Zigmont. /Telegrafi/