'Ndjenjë si e fundit të botës'. Kështu po vlerësohet gjendja e krijuar pas shpërndarjes së virusit vdekjeprurës në Kinë, pas së cilës tanimë qyteti i tretë është vendosur të mbyllet. Kjo pasi që ekspertët paralajmërojnë se shpërthimi i coronavirusit mund të përhapet në nivele që nuk shihen që nga kriza e SARS-it.

Një qytet i tretë në Kinë po hyn në bllokim ndërsa zyrtarët luftojnë për të ndaluar përhapjen e coronavirusit vdekjeprurës të ri që ka vrarë 17 dhe ka lënë qindra të sëmurë rëndë, transmeton Telegrafi.


23764758 7919847 Quarantine tents appear to have been set up on the outskirts to  a 11 1579778960980

Autoritetet në Ezhou kanë mbyllur stacionet e trenave, ndërsa Huanggang ka pezulluar autobusët publik dhe trenat, si dhe ka porositur kinematë dhe kafenetë e internetet që të mbyllin dyert e tyre.

Zhvillimi vjen pasi Wuhan - qyteti në qendër të shpërthimit - mbetet i mbyllur, duke anuluar të gjitha fluturimet brenda dhe jashtë saj, por tashmë është shfaqur edhe kriza ushqimore.

Zyrtarët kinezë po dezinfektojnë rrugë të tëra dhe parqe.

Një banor i tha BBC se qyteti tashmë ka marrë pamjen e 'fundit të botës'.

Udhëtarët kanë përhapur coronavirusin në shtatë vende tashmë, përfshirë SHBA-të. /Telegrafi/

23769872 7919847 Another clip reportedly shows an airline passenger with suspecte a 7 1579778960978

23769868 7919847 Wearing a protective suit a mask and gloves the man allegedly sh a 8 1579778960979

23764760 7919847 In one video a man can be seen disinfecting eerily quiet streets a 4 1579778960974