LAJMI I FUNDIT:

Ndikimi i ushqimit të përpunuar në shëndetin e trurit

Ndikimi i ushqimit të përpunuar në shëndetin e trurit

Përveç moshës dhe gjenetikës, ushqimi është një nga faktorët që mund të shkaktojë demencë, siç tregohet nga një studim i ri i Akademisë Amerikane të Neurologjisë.

Është ushqimi i përpunuar që rrit rrezikun e zhvillimit të kësaj sëmundjeje.


72.083 pjesëmarrës të moshës 55 vjeç e lart morën pjesë në hulumtim dhe u ndoqën për rreth dhjetë vjet.

Deri në fund të hulumtimit, 518 persona ishin diagnostikuar me demencë, raporton Eat This, Not That. Mesatarisht, për çdo 10 për qind rritje të konsumit ditor të ushqimeve të përpunuara, rreziku i demencës ishte 25 për qind më i lartë, treguan rezultatet.

Shenjat e para të demencës shfaqen në gojë
Lexo po ashtu Shenjat e para të demencës shfaqen në gojë

Ushqimi i përpunuar përmban një sasi të madhe sheqeri, natriumi, yndyra të pashëndetshme dhe kimikate që ndikojnë negativisht në shëndetin.

Nëse ushqimi i përpunuar zëvendësohet me ushqim minimal të përpunuar ose të papërpunuar, rreziku është shumë i ulët.

Mungesa e zakonshme e vitaminës që lidhet me një rrezik më të lartë të demencës
Lexo po ashtu Mungesa e zakonshme e vitaminës që lidhet me një rrezik më të lartë të demencës

Kjo është një tjetër provë, sipas ekspertëve, se ushqimi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e organizmit. Prandaj, theksojnë ata, njerëzit duhet të informohen për zëvendësimin e ushqimeve jo të shëndetshme me ato të shëndetshme.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori