LAJMI I FUNDIT:

Ndihmohet familja e Kimete Muriqit në Pejë (Video)

Ndihmohet familja e Kimete Muriqit në Pejë (Video)

Ajshe Muriqi, anëtarja më e vogël e familjes Muriqi, i ka tetë vjet. Ajo jeton vetëm me nënën dhe vëllain e saj në Pejë.

Babai i tyre, para gjashtë viteve ka ndërruar jetë nga një sëmundje në mëlçi.

E, zonja e shtëpisë Kimete Muriqi rrëfen për problemet me të cilat përballet pothuajse çdo ditë.

“Kërkojnë… Çika kërkon një çantë me rrota, unë iu premtoj se do t’ia blejë. Djali i madh më thotë,  nënë blemë këtë, blemë atë… Zemra jem e din qysh iu them. ndonjëherë nuk më qesin kajde, bukë thatë, bukë thatë e marrin. Kur s’ka rrimë s’kemi çka të bëjmë”, rrëfen zonja e shtëpisë Kimete Muriqi.

Përpos këtyre ngarkesave, ajo tregon edhe për sakrificat e saj si një nënë e dy fëmijëve të cilët duhet ushqyer çdo ditë.

“Me një ndihmë sociale 85 euro. Kam shkuar në kanta të bërllogut me mbledhë lemenka e hekra dhe i dërgojsha me i shitë. Këqyrsha edhe mos ka me hëngër e u afronte dikush mi jepte 3-4 euro me ble bukë”, thotë më tej Kimete Muriqi, përcjell Telegrafi.

Por, falë emisionit “Radar” në Radio Dukagjini, shtëpia e Kimete Muriqit pësoi një ndryshim drastik me ndihmën e Florim Gashit nga kompania BAU- ING.

“Qëllimi jonë ka qenë me realizua edhe me dalë sa ma mirë, shuma ka qenë tetë mijë euro. Na jemi më të kënaqur që Kimeti ka një jetë të re”, deklaron Florim Gashi.

Ky është një mision i kryer me sukses, shtëpia u rregullua në bashkëpunim edhe me donatorë tjerë.

Zonjës Kimete ju dorëzuan 330 euro, të holla të grumbulluara nga dëgjuesit e emisionit Radar në Radio Dukagjini. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori