“Lufta për jetën është beteja më e vështirë që fati mund të parashikojë. Në ato momente pasigurie, ju fitoni forcë të paimagjinueshme për t’u ngritur dhe për të përballuar të gjitha sfidat. Në fund, kur do të mbarojë gjithçka, e kuptoni se për çfarë keni luftuar, për shëndetin që nuk ka çmim.” Kështu duket një episod nga jeta e 57-vjeçarit, Sherif Sherifit, i cili tërë jetën ia kushton sportit dhe futbollit. Ai thotë se kurrë nuk ka pasur ndonjë problem shëndetësor deri para 10 vitesh, kur e kaploi një dhimbje e padurueshme në shputë.
“Kisha dhimbje shputash, lëvizja me vështirësi. Kërkova ndihmë, ndërkaq mjekët më jepnin diagnoza të ndryshme. Më trajtuan në forma të ndryshme, por nuk ndihmonte gjë. Pas një periudhe të caktuar m’u shfaq varrë që u shndërrua në gangrenë”, sqaron Sherifi.
Dhimbjet morën fund pas amputimit
Pas një periudhe të pasuksesshme trajtimi, mjekët i thanë që duhet t’i bëhet amputim nën gju.
“Dhimbjet ishin të padurueshme dhe kur mjeku më tha se duhet amputim, pranova menjëherë. Dëshiroja që dhimbjet të marrin fund. Kur mbaroi operimi, mbaroi dhe agonia ime.” Tregon Sherifi i cili thotë se në ato çaste, familja ishte përkrahja më e madhe e tij.
Jam i lumtur që jam pjesë e familjes së madhe Sllavej
Pas operimit, Sherifi filloi me rehabilitimin, duke marrë protezën e parë. Ai thotë se e pranoi menjëherë dhe sot është aktivizuar përsëri, duke iu kthyer dashurisë më të madhe të tij, futbollit.
“Jetoj njëjtë si më parë. Eci, punoj dhe loz futboll. Askush s’e dallon që kam protezë. I jam falënderues pafundësisht protetistit Sasho Panovit dhe protezave të Sllavejit që ma kthyen lëvizjen. Jam i kënaqur shumë për trajtimin që e marr dhe që janë gjithnjë aty për mua, duke më pritur krahëhapur. Tashmë ndjehem si pjesën e familjes së tyre. Nga një që s’mundej të lëvizte, për disa muaj, jo vetëm që nisa të eci, por edhe të vrapoj. Ata janë më meritorët për këtë që jam sot,” tregon Sherifi, duke shtuar se nëpër këto sfida, bashkëshorten e kishte gjithnjë pranë tij, duke e inkurajuar që të durojë dhe të vazhdojë më tej.
Jeta është e bukur dhe vazhdon tutje
Për fund, ai porosit të gjithë ata që kanë fatin e njëjtë ose të ngjashëm që, çfarëdo që të sjell jeta, duhet ta pranojmë dhe të vazhdojmë të jetojmë me të njëjtin ritëm.
“Derisa kokën e kemi në supe, gjithçka tjetër e jetës tejkalohet. Tani ka proteza bashkëkohore që të mundësojnë funksionim normal. Jeta vazhdoj tutje. Është më e rëndësishme që të keni mjedis të shëndoshë që do t’ju inkurajojë. Përkrahja më e madhe e imja është bashkëshortja ime, të cilës nuk mund t’i dal hakut kurrë.”
Për fund, ai u thotë të gjithëve, që kanë të njëjtin apo të ngjashëm fatin me të tijin, se çfarëdo që të sjellë jeta duhet ta pranojmë dhe të vazhdojmë të jetojmë me frymë të plotë.
Për më tepër të dhëna, mund të kontaktoni Sllavejin, nëpërmjet telefonit 00 389 71 325 147 ose edhe ta vizitoni në Shkup, Maqedoni, Е-mail: marketing@slavej.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze