LAJMI I FUNDIT:

I ndezi mbeturinat e lagura me benzinë, por i vuri flakën tërë oborrit (Video)

I ndezi mbeturinat e lagura me benzinë, por i vuri flakën tërë oborrit (Video)

Një i ri i njohur vetëm si Till, ka ndezur një grumbull mbeturinash në oborrin e shtëpisë së tij që ndodhet diku në Gjermani.

Por, me t’i hedhur letrën që digjej, mbeturinat e lagura me benzinë kanë eksploduar, duke përhapur flakët në të gjitha anët, transmeton Telegrafi.


Gruaja që është duke e filmuar ngjarjen, rrëzon për një moment kamerën nga frika, por e kthen sërish fokusin.

“Till, shpejtë, ujë. Duhet të thërrasim Policinë”, dëgjohet duke thënë ajo, por ai refuzon të kërkohet ndihma.

Nuk dihet nëse kjo është bërë me qëllim, apo ishte një shpërthim i paparamenduar. /Telegrafi/