LAJMI I FUNDIT:

“Ndeshje me dy fytyra, nuk jemi ende gati”

“Ndeshje me dy fytyra, nuk jemi ende gati”

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka ka folur pas përfundimit të ndeshjes me Austrinë ku Kombëtarja shqiptare humbi 2:1.

Ai e ka cilësuar një përballje me dy fytyra takimin e sotëm, shkruan Panorama Sport.


“Kjo ishte një ndeshje me dy fytyra. Pjesa e pare pati shume gabime ndërsa e dytë u interpretua jo keq. Ne kemi një skuadër të mirë, por mendoj se ende nuk jemi të gatshëm psikologjikisht. Na duhet te punojmë për të besuar me shume dhe për te pasur një mentalitet tjetër”.

“Minutat e para ishin një panik ekstrem për skuadrën e cila u vu ne vështirësi. Ne një disavantazh te tille kundërshtari e ka me te lehte te reagoje. Aq më tepër me një skuadër te vështirë si Austria, gjerat behën gati te pamundura. Unë mendoj se ndeshja duhet te zhvillohet njësoj në çdo minutë të saj, nga e para deri tek e fundit”, përfundoi Presidenti Armand Duka për sajtin zyrtar të FSHF-së.