Vizitorët e ishullit Conrad Maldives Rangali së shpejti do ta kenë rastin të flenë me peshq, edhe pse kjo mund t'ju tingëllojë disi e pabesueshme.

Kjo do të ndodh falë teknologjisë së avancuar, ku resorti turistik pritet t'i hapë dyert për mysafirët në vilën e parë në botë të ndërtuar nën det, transmeton Telegrafi.


2 102

Vila do t'i ketë dy dhoma gjumi në pesë metra thellësi të detit, ku nuk mungon as tualeti e mobilet e shtrenjta.

3 82

Ndërtimi i kësaj vile të njohur me emrin Muraka ka kushtuar hiq më pak se 15 milionë dollarë, dhe mysafirët do të kenë rastin të shijojnë bukuritë nënujore të Oqeanit Indian.

1 195

Vila është dizajnuar nga kompania Crown e cila është e specializuar në prodhimin e akuariumeve të mëdhenj, brenda të cilit mund të vendosen orendi dhe gjësende tjera. /Telegrafi/

4 74

5 64

6 53