LAJMI I FUNDIT:

Ndërtimi i urës në Poroj të Tetovës mbeti vetëm premtim (Video)

Ndërtimi i urës në Poroj të Tetovës mbeti vetëm premtim (Video)

Vazhdon edhe më tej të mos ketë lëvizje në drejtim të ndërtimit të urës së drurit në fshatin Poroj, e cila u shkatërrua nga përmbytjet e 5 qershorit. Banorët thonë se qarkullimi mbi këtë urë është rënduar edhe më shumë, pasi më shumë se një javë që kanë probleme edhe me ujin e pijshëm, raporton Alsat M.

“Të them të drejtën pengesa kemi mjaft, më tepër se gjysma e fshatit duhet të shkoj deri poshtë tek rruga kryesore për të marr ushqime në shitore. Uji i pijes nuk na bën, dalim rreth e për qark për të mbushur ujë për pije. Premtime ka pas mjaft, realizimi siç e shihni”.


“po na pengon se na humb shumë kohe, vetëm ecin poshtë lartë pleq jemi, s`mund të bajmë gjë duhet të shkojmë për qark fshatit. Tani edhe me ujin kemi problem, s`ka edhe ujë. Kan rrah gjoks por nuk e kanë bë si e shihni”.

“ Si nuk na pengon ujin e bartim prej këtu, ja e lejmë traktorin aty dhe mbajmë- ankohen disa banorë.

Kreu i bashkësisë Lokale të fshatit Poroj thotë se problemet e banorëve janë të shumta, ndërsa zgjidhjet nuk shihen askund.

Të armatës janë lajmëruar për të ardhur për ta bë pjesën e tyre të punës, problemi ka ngec tek materiali, konkretisht trarët që i kërkojnë banorët prej gështenje. Për ujin vinë në kontroll por uji i jonë është me përqindje të lartë të ujit dhe thonë që s`ka zgjidhje. Ende asnjë zgjidhje nuk ka edhe për tokat pjellore të përmbytura s`dimë çka do bëhet a do hiqet ajo baltë gurët- tha Sulejman Ramadani.

Përveç urës së drurit në fshatin Poroj, për rregullimin e të cilës u zotuan si komuna e Tetovës, po ashtu edhe Ministria e Mbrojtjes, në këtë fshat u shkatërruan edhe mbi 50 hektarë tokë e mbjellë me kultura bujqësore, e cila tanimë nuk mund edhe të përdoret, shkaku i gurëve dhe baltës që i ka mbuluar fushat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori