LAJMI I FUNDIT:

Ndërtimi i rrugëve Kijevë-Zahaq dhe Prizren-Tetovë, merret vendim për shpronësimin e disa pronave

Ndërtimi i rrugëve Kijevë-Zahaq dhe Prizren-Tetovë, merret vendim për shpronësimin e disa pronave

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë – Zahaq, segmenti Kijevë – Dollc.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se janë mbajtur dëgjimet publike me pronarët e pronave që preken nga ky projekt.


“Pas miratimit të vendimit të datë 08.03.2023 deparatamenti i shpronësimit më datë 29-30 mars 2023 ka mbajtur dëgjimet publike në komunat Malishevë dhe Klinë me pronarët e pronave konfrom nenit 9 të Ligjit për Shpronësim dhe ka trajtuar problemet e pronarëve. Departamenti ka konstatuar se janë plotësuar në tërësi procedurat, kërkohet që të miratohet vendimi preliminar për ligjshmërinë e procesit të shpronësimit për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga zgjerimi i rrugën N9 Kijevë-Zahaq, segmenti Kijevë-Dollc”, tha Aliu.

Qeveria gjithashtu ka marrë vendim preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i Rrugës Prizren – Kufiri me Maqedoninë e Veriut (Tetovë) segmenti Struzhë – Kyçja me Autoudhën “Ibrahim Rugova” në Prizren – Jug.

Kryeministri Albin Kurti, tha se ky korridor i ri rrugor ka rëndësi strategjike dhe ofron perspektiva të reja për vendon tonë dhe rajonin e Ballkanit. /Telegrafi/