Në mbledhjen e 103-të të Qeverisë së Kosovës u bë e ditur se kanë shtuar buxhet për nisjen e zgjerimit të rrugës Prishtinë-Pejë dhe ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti në këtë mbledhje theksoi se viti i kaluar ishte viti më i suksesshëm për sa u përket të hyrave dhe rritjes ekonomike.
“Ky vit, me gjithë sfidat dhe krizat globale, vazhdoi trendin pozitiv, dhe na mundësoi të kemi një konsolidim të financave publike. Kjo na vendos në një trajektore të mirë edhe për vitin e ardhshëm fiskal, dhe si rezultat kemi një projeksion mjaft pozitiv nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve”, tha Kurti.
Kreu i ekzekutivit të vendit më tej theksoi se kanë shtuar buxhet për nisjen e zgjerimit të rrugës Prishtinë-Pejë, edhe ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë.
“Kemi buxhetuar përfundimin e rrugëve që tashmë janë në proces që sa vite, si dhe kemi shtuar edhe buxhet për nisjen e zgjerimit të rrugës Prishtinë-Pejë, edhe ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë”, tha ai.
Buxheti për vitin 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro kurse të hyrat buxhetore do të arrijnë vlerën prej 2 miliardë e 884 milionë euro. Kemi ndarë 745 milionë euro në kategorinë “Paga dhe Mëditje”, 493 milionë euro në kategorinë “Mallra dhe Shërbime”, 1 miliard e 98 milionë euro në “Subvencione dhe Transfere” dhe 811 milionë euro në “Shpenzime Kapitale”.
Ndryshe që disa vite flitet për ndërtimin e rrugës Pejë-Prishtinë, projekt ky që ka mbetur në gjysmë dhe ende nuk ka përfunduar.
Në vitin 2019, Qeveria Haradinaj kishte marrë vendim për shpronësimin e pronave të paluajtshme për ndërtimin e kësaj autostrade.
Ndërkaq, ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Liburn Aliu në tetor të 2021 kishte thënë se autostrada Prishtinë-Pejë do të vazhdojë, por se do të ndalen keqpërdorimet rreth shpronësimeve në këtë projekt.
Ai me anë të një shkrimi në Facebook, kishte thënë se është anuluar vetëm shpronësimi abuziv i cili kthehet në rivlerësim.
“Projekti i autostradës për Pejë nuk ndalet. Ndalet vetëm hajnia dhe keqpërdorimet e parasë publike në shpronësim. Pra, është anuluar vetëm shpronësimi abuziv i cili kthehet në rivlerësim. Nuk është ndaluar projekti. Po ashtu, në vitin që vjen, është përfshirë në buxhet hartimi i projektit për modernizimin e hekurudhës, Pejë – Prishtinë dhe Klinë – Prizren. Rruga Prizren-Tetovë nuk është konkurente e rrugës Prishtinë-Pejë”, kishte shkruar Aliu, përcjell Telegrafi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
TECHTONIC në Prishtinë: Hapet zinxhiri i dyqaneve të pajisjeve të teknologjisë

Tri dekada plot sukses dhe arritje për Alba qeramika

"Mashtrues e abuzues i buxhetit", Hoti përplaset me Muratin

Merr udhëtimin që meriton me Prime Travel

Ja pse Kontura Profiles bën linjën më të sigurt të prodhimit – bashkëpunimi me një ndër prodhuesit më të njohur italian

Pse fluturimet drejt dhe nga Gjermania janë kaq të shtrenjta?

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Alexander Chapman

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas
Më të lexuarat

Tifozët e Milanit bënë që Ibrahimovic mos t'i ndalë lotët

Kurti përmend sërish shkëmbimin territorial: Ishte për ndarjen e Kosovës, i joshte edhe disa shqiptarë

Pesë yjet që mund të zëvendësojnë Karim Benzeman te Real Madridi

“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon çka i thanë ndërkombëtarët

Vullnetarët rusë që luftojnë në krah të Ukrainës, kapin rob disa ushtarë të Putinit

Me flamujt e Shqipërisë e të Kosovës dhe këngën e Shkurte Fejzës - hyrje spektakolare e Milot Rashicës në stadium