LAJMI I FUNDIT:

Ndërtimi i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë, studimi i fizibilitetit pritet të kushtojë afro 2 milionë euro, Aliu jep detaje

Ndërtimi i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë, studimi i fizibilitetit pritet të kushtojë afro 2 milionë euro, Aliu jep detaje

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë përfshirë në rend dite shqyrtimin e Projektligjit të Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Studimin e Fizibilitetit për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu duke folur para deputetëve tha se kostoja e studimit të fizibilitetit për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë do të kushtojë 1 milion e 980 mijë euro.


Shqyrtimi i Marrëveshjes për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë, hynë në rend dite në seancën e sotme të Kuvendit
Lexo po ashtu Shqyrtimi i Marrëveshjes për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë, hynë në rend dite në seancën e sotme të Kuvendit

“Kjo marrëveshje bashkëfinancimi ka për qëllim përcaktimin e procedurave dhe ndarjen e kostove në mes dy vendeve  për financimin, studimin e fizibilitetit dhe projektidesë për këtë linjë hekurudhore. Kostoja totale për realizimin e studimit të fizibilitetit dhe projektidesë për ndërtimin e linjës hekurudhore parashihet të jetë 1 milion e 980 mijë euro. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë do të ndaj shumën prej 1 milion euro, ndërsa Ministria e Infrastrukturës së Kosovës do të ndaj shumën e 980 mijë eurove”, ka thënë Aliu.

Aliu tha se kjo kosto është përfshirë në buxhetin e vitit 2022 të Ministrisë që ai drejton me autorizim të Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?

Kush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?

Ekonomi
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore

Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore

Ekonomi
A po kryhet më në fund rruga Kijevë-Zahaq - inspektohen punimet, Durmishi thotë se po bëhet me dinamikë të shtuar dhe me cilësi

A po kryhet më në fund rruga Kijevë-Zahaq - inspektohen punimet, Durmishi thotë se po bëhet me dinamikë të shtuar dhe me cilësi

Ekonomi
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kalo në kategori