LAJMI I FUNDIT:

Ndërtimi i tunelit, reagon PS-ja

Ndërtimi i tunelit, reagon PS-ja

Partia Socialiste e Shqipërisë, nëpërmjet kryetarit të PS-së së Tiranës, Besnik Bare, ka denoncuar shpenzimin ekstra të përdorur për rrugën Rreshen-Kalimash.

Sipas tij, me 600 milionë eurot e shpenzuara tepër për këtë rrugë, mund të ndërtoheshin qindra vepra të tjera të nevojshme për vendin.

“Kjo rrugë në një vend normal të BE-së do të kushtonte vetëm 418 milionë euro, në Shqipërinë tonë kjo kushton më shumë së 1 miliardë euro. Shpenzimi ekstra është 600 milionë euro, me këtë diference mund të ndërtoheshin në Shqipërinë tonë 1450 shkolla, mund të ndërtoheshin 145 spitale që t’u shërbenin të gjithë shqiptaëve”, është shprehur Bare.