LAJMI I FUNDIT:

Ndërtimi i ardhmërisë energjetike të Kosovës

Ndërtimi i ardhmërisë energjetike të Kosovës

Do të ishte jo vetëm neglizhencë dhe mungesë përgjegjësie, por edhe mëkat, që të mos shfrytëzohen burimet e qymyrit – për më shumë energji, furnizim të sigurt e cilësor, më pak ndotje dhe mundësitë mëdha zhvillimore

Furnizimi i qëndrueshëm dhe cilësor me energji, si dhe infrastruktura moderne, janë parakushte themelore për rritje në të gjithë sektorët e ekonomisë. Përveç kësaj, një sistem i mirë arsimi është thelbësor në krijimin e mundësive për të rinjtë në një treg konkurrues të punës.

Investimet në kapacitete të reja prodhuese në sektorin e energjisë do të luajnë rol të rëndësishëm në promovimin e këtyre proceseve të rëndësishme dhe mbështetjen e Kosovës për t’u bërë një vend i begatë.


Është një sfidë e madhe për të kapërcyer skepticizmin e konsiderueshme në lidhje me projektin për prodhim të energjisë “Kosova e Re”.

Më kryesorja në mesin e këtyre shqetësimeve padyshim janë ato rreth kapacitetit financiar të vendit dhe aftësisë së tij për të përmbushur detyrimet, duke qenë se GDP e saj është më pak se një e katërta e vendeve fqinje, si për shembull Bullgaria.

Kosova është një rast i veçantë kur bëhet fjalë për burime të energjisë. Qymyr i linjitit, ku 98 për qind është i shtresuar në zonën e Sibovcit, praktikisht mbetet burim imë i madh natyror dhe më i sigurt për prodhimin e energjisë në vend.

Me 12.5 miliardë tonelata, Kosova radhitet si shteti i tretë në Evropë sa i përket sasisë së rezervave të thëngjillit dhe kjo do të zgjasë për dekadat e ardhshme.

Do të ishte jo vetëm neglizhencë dhe mungesë përgjegjësie, por edhe mëkat, që të mos shfrytëzohen këto burime – për më shumë energji, furnizim të sigurt e cilësor, si edhe mundësi zhvillimore përmes politikave inovative vendore për thëngjillin.

Pa një qasje të këtillë Kosova nuk ka siguri energjetike, përkatësisht ajo do të shndërrohet në krizë kronike.

Termocentrali “Kosova A”, i ndërtuar në vitin 1962, së shpejti do të mbyllet për shkak të niveleve jashtëzakonisht të larta të ndotjes.

Përveç kësaj, dështimet e shpeshta rreth një termocentrali kanë krijuar nevojën për importe të shtrenjta të energjisë në shumën prej 5 deri në 17 për qind të kërkesave vjetore të energjisë së vendit.

Kosova B, që daton nga 1983, është pak më moderne, por nuk vepron në përputhje me standardet aktuale teknike dhe mjedisore.

Ndërkaq, “Kosova e Re”, ndërtimi i së cilës pritet të filloj së shpejti, do të jetë një lloj krejtësisht i ri i termocentralit me qymyr në çdo aspekt.

Në lidhje me kufirin e vlerave të shkarkimeve, kjo do të thotë se duhet të arrihet niveli total i efiçencës së termocentralit prej së paku 37 për qind.

Megjithatë vlerësohet se në mjedisin e tanishëm ky nivel minimal i efiçencës nuk është mjaft i lartë për termocentralin e ri, kështu që do të ketë një efiçencë më të lartë se 40%, e cila barazohet me 10% më pak dyoksid karboni për njësi të energjisë elektrike të prodhuar.

Kjo risi do të jetë pa kosto shtesë për një njësi më të ulët të efiçencës.

Këto rekomandime janë konfirmuar në studimin e dytë të RWE-s nga Gjermania, studim i cili kërkuar nga Qeveria e Kosovës.

Në përputhje me strategjitë e kreditimit për energji të Bankës Botërore dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të cilat kufizojnë huadhënien për impiantet me qymyr në raste të veçanta, termocentrali i ri do të jetë në përputhje me nenin 33 të direktivës të BE-së për kapjen dhe ruajtjen e karbonit.

Kapja dhe ruajta e karbonit (CCS) është një metodë e re e pastrimit nga shkarkimet industriale të cilat mund të zvogëlojnë ndotjen me një të tretën. Inxhinierët janë duke punuar për zhvillimin e një mënyre praktike për të zbatuar këtë teknologji inovative.

Pas të gjitha, qymyri mund të ketë një të ardhme vetëm nëse ai humb imazhin e tij si një vrasës i klimës.

Dhe kjo përpjekje vlen sepse edhe në këtë epokë të re të politikës energjetike globale, ne nuk duhet të harrojmë se qymyri do të mbetet një burim kryesor për prodhimin e energjisë elektrike për dekadat e ardhshme.

Madje edhe OPEC parashikon se deri 2020 qymyri do të zëvendësojë naftën si burimi numër 1 i prodhimit të energjisë në botë, pasi që konsumi i naftës është zvogëluar. 41.3 për qind e të gjithë energjisë elektrike në të gjithë botën është duke u prodhuar nga qymyri, dhe kjo përqindje është edhe më e lartë në vendet me mungesë të energjisë elektrike të cilat nuk kanë alternative tjera.

Deri në 2035, 80 për qind e energjisë së prodhuar do të bazohet në lëndët djegëse fosile, si dhe rezervat globale të thëngjillit qe parashikohet të zgjasin edhe 300 vjet.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, IEA, po përkrah termocentralet efiçente me qymyr me nivel të ulët të ndotjes, dhe madje edhe Presidenti amerikan Barak Obama ka shpallur fonde kërkimore për “qymyr te gjelbër”.

Përveç efekteve të saj pozitive në mjedis dhe në shëndetin e popullatës, investimi në termocentralin “Kosova e Re” do të tërheqë vëmendjen e investitorëve të tjerë, duke ndihmuar për të krijuar një klimë optimiste dhe largpamëse për ekonominë e Kosovës.

“Kosova e Re” do të jetë projekti më i rëndësishëm i infrastrukturës së vendit.

Termocentrali me fuqi 500 MW do të gjenerojë energji elektrike të mjaftueshme për të siguruar furnizim të qëndrueshëm të energjisë për 1.5 milionë shtëpi dhe biznese, duke nxitur rritjen ekonomike dhe cilësinë e jetës së përditshme.

Në trend

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Lajme
Kalo në kategori