LAJMI I FUNDIT:

Ndërtesat moderniste të Oscar Niemeyerit (Foto)

Ndërtesat moderniste të Oscar Niemeyerit (Foto)

I lindur në Rio de Janeiro në vitin 1907, Oscar Niemeyer konsiderohet si një nga figurat kryesore në zhvillimin e arkitekturës moderne. Ndër projektet e tij të shumta, Niemeyer është i njohur për planet e ndërtesave civile në Brazili – një qytet i planifikuar që u bë kryeqyteti i Brazilit më 1960, transmeton Telegrafi.

Arkitektura inventive e Friedensreich Hundertwasserit (Foto)
Lexo po ashtu Arkitektura inventive e Friedensreich Hundertwasserit (Foto)

Niemeyer kishte shumë ndikim në fund të shekullit të XX dhe në fillim të shekullit XXI për eksplorimet me betonin e përforcuar dhe shpesh me ide të çuditshme në projektet e tij. Arkitekti u ndikua pjesërisht nga arkitekti zviceran-francez Le Corbusier, i cili u nda nga stilet historike të arkitekturës dhe donte të krijonte ndërtesa që ishin thjesht funksionale dhe të reja. Për dallim nga Le Corbusier, qasja e Niemeyerit ishte favorizimi i lakesave dhe formave abstrakte për dallim nga linjat e drejta dhe format e paqëndrueshme “të krijuara nga njeriu”.

Ndryshe nga shumë kolegë të tij, Niemeyer nuk ishte kurrë i interesuar në teori, zhargone apo klishe. Megjithëse ishte komunist i dalluar, ndryshe nga disa modernistë të tjerë ato bindje nuk ishin të dukshme në punën e tij. Qëllimi i tij ishte i thjeshtë: jepi botës bukuri!

Pas vdekjes së tij më 2012, Niemeyer u largua nga bota me më shumë se 500 vepra të shpërndara në të gjithë Amerikën, Afrikën dhe Evropën. Më poshtë mund të shihni disa nga veprat e tij që kanë pasë ndikim në vendet ku janë ndërtuar.

PALLATI GUSTAVO CAPANEMA, RIO DE ZHANIERO, BRAZIL

MUZEU OSCAR NIEMEYER, CURITIBA, BRAZIL

KATEDRALJA E BRAZILISË, BRAZILIA, BRAZIL

MUZEU I ARTIT MODERN NITEROI, RIO DE ZHANEIRO, BRAZIL

KOMPLEKSI BANESOR EDIFÍCIO COPAN, SAO PAULO, BRAZIL

PRESIDENCA – PALÁCIO DO PLANALTO, BRAZILIA, BRAZIL

TEATRI KOMBËTAR, CLÁUDIO SANTORO, BRAZILIA, BRAZIL

NDËRTESA E KONGRESIT NACIONAL, BRAZILIA, BRAZIL

KOMPLEKSI KULTUROR I REPUBLIKËS, BRAZILIA, BRAZIL

SHTABI I KOMUNIZMIT FRANCEZ, PARIS, FRANCË

QENDRA KULTURORE OSCAR NIEMEYER, ASTURIAS, SPANJË

KULLA TELEVIZIVE, BRAZILIA, BRAZIL

/Telegrafi/