LAJMI I FUNDIT:

​Ndërtesa e ish-Burgut të Prishtinës pritet të shndërrohet në muze

​Ndërtesa e ish-Burgut të Prishtinës pritet të shndërrohet në muze

Nga sot edhe zyrtarisht nis projekti i shndërrimit të ndërtesës së ish-burgut në Prishtinë në muze.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka nënshkruar vendimin për formimin e grupit punues që do të hartojë konceptin për projektin e ndërtesës së ish-Burgut të Prishtinës, me destinim muze, të cilin koncept do t’ia paraqesë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.


Dumoshi tha se ky vendim është marrë duke pasur në konsideratë ndjeshmërinë e çështjes, kompleksitetin e ndërtesës, përfshirë edhe aspektin shoqëror dhe historik.

“Muzeu, i cili do të jetë si rezultat final nga vendimi i sotëm, do të shërbejë si një kujtesë e sakrificës që kanë bërë shqiptarët e Kosovës në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë”, u shpreh ajo.

Drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë, Vjollca Aliu, ka rolin e kryesueses të grupit punues. Ndërsa, anëtarë janë: Luan Mulliqi, anëtar korrespodent i Akademisë; Bislim Zogaj, drejtor i AMKMK-së; Xhavit Loshaj, këshilltar i ministrit të Drejtësisë; Hydajet Hyseni, kryetar i Shoqatës së Burgosurve Politik të Kosovës; Meriman Braha, drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së të Burgosurve Politik të Kosovës; Fikrie Berisha, zyrtare e Agjencisë së Arkivave të Kosovës; Haxhi Ademi nga Instituti i Historisë dhe Ajshe Kamberi nga MPB.

Muzeu në të ardhmen do të menaxhohet dhe administrohet nga MKRS-ja.

Në trend Kultura

Më shumë
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Fjala+
TI MË GJETE

TI MË GJETE

Poezi
VETMI

VETMI

Fjala+
BERKELEY ST BRIDGE

BERKELEY ST BRIDGE

Poezi
Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Kulture
SIGURI

SIGURI

Poezi
Kalo në kategori