LAJMI I FUNDIT:

Ndërsa Zelensky iu drejtohej ligjvënësve izraelitë, ka pasur përpjekje kibernetike për të penguar fjalimin e tij

Ndërsa Zelensky iu drejtohej ligjvënësve izraelitë, ka pasur përpjekje kibernetike për të penguar fjalimin e tij

Gjatë fjalimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky më herët sot në parlamentin e Izraelit, Knesset, u bënë një sërë përpjekjesh për të ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejtë.

Sipas raporteve të Kompanisë Publike të Transmetimeve Izraelite, këto përpjekje u ndaluan nga Knesset dhe Drejtoria Kombëtare Kibernetike e Izraelit, përcjell Telegrafi.


Ndryshe, Zelensky, i është drejtuar deputetëve të parlamentit të Izraelit.

Zelensky i drejtohet parlamentit të Izraelit: Ne duam të jetojmë, por fqinjët tanë duan të na shohin të vdekur
Lexo po ashtu Zelensky i drejtohet parlamentit të Izraelit: Ne duam të jetojmë, por fqinjët tanë duan të na shohin të vdekur

Dhe në adresimin e tij para deputetëve izraelit, Zelensky ka tërhequr paralele midis pushtimit rus dhe Luftës së Dytë Botërore.

Ai ka thënë se agresioni rus “nuk është një operacion ushtarak”.

Presidenti ukrainas më parë ka folur me ligjvënës të tjerë anembanë botës – duke përfshirë në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA – nga të cilët ka kërkuar mbështetje. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Poetry Camera i shndërron fotografitë në poezi

Poetry Camera i shndërron fotografitë në poezi

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Teknologji
Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Kalo në kategori