Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në qytetin e Gjilanit, ndërsa si pasojë ka humbur jetë një person.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën”Halim Orana” në Gjilan, mes një veture dhe një motoçiklete, ku si pasojë e plagëve të marra, motoçiklisti ka ndërruar jetë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.
“Personi ka ardhur në spital pa shenja jete. Ai do të dorëzohet tek mjekësia ligjore dhe ata që të merren me rastin”, tha Hajrullahu.
Ndërsa, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se i aksidentuari tjetër është jashtë rrezikut për jetë.
“Sot, më 10 prill 2020 rreth orës 12:10 në Rr. ‘Halim Orana’ në Gjilan, ka ndodhur një aksident rrugor me fatalitet, ku i përfshirë ka qenë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e këtij aksidenti drejtuesi i motoçikletës (1995) dërgohet në Spitalin Rajonal të Gjilanit pa shenja jete sipas mjekut kujdestar”, tha Hashani për Telegrafin.
Ndërsa, për të aksidentuarin tjetër, Hashani tha se për momentin është jashtë rrezikut për jetë.
“Edhe drejtuesi i automjetit ‘Opel Corsa’ ka pësuar lëndime dhe për momentin është në kurim e sipër në spitalin e Gjilanit, por jashtë rrezikut për jetë. Policia e Kosovës njësitet e trafikut janë duke i udhëheq hetimet rreth këtij rasti të rëndë që na ka tronditë të gjithëve”, tha Hashani. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit