Ndërron jetë laborantja e Spitalit të Gjakovës, Sutkije Ramoja

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës "Isa Grezda", ka njoftuar për ndarjen nga jeta të laborantes së tij, Sutkije Ramoja, e cila ndërroi jetë pas një sëmundjeje.
Në njoftimin e spitalit thuhet se Ramoja i shërbeu me përkushtim pacientëve, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e kolegëve dhe komunitetit, përcjell Telegrafi.
Institucioni shëndetësor ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën, duke vlerësuar kontributin e saj në shëndetësinë lokale.
“I përjetshëm qoftë kujtimi për Sutin”, përfundon njoftimi i Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































