LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë foshnja e gjetur e braktisur në bodrumin e pallatit në Tiranë

Ndërron jetë foshnja e gjetur e braktisur në bodrumin e pallatit në Tiranë

Foshnja e gjetur e braktisur një ditë më parë në bodrumin e një pallati në Yzberisht ka ndërruar jetë. Lajmi është bërë me dije nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

“Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet. Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim. Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë”, shkruan Balla në një postim në Facebook.


Braktisi foshnjën e porsalindur në Tiranë, dëshmia e nënës: E fsheha shtatzaninë sepse jam e pamartuar, kisha frikë nga opinioni
Lexo po ashtu Braktisi foshnjën e porsalindur në Tiranë, dëshmia e nënës: E fsheha shtatzaninë sepse jam e pamartuar, kisha frikë nga opinioni

Gruaja që braktisi foshnjën e saj një ditë më parë ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë dhe ka braktisur bebin ka qenë sepse nuk ka dashur që të merret vesh nga familjarët e saj, por edhe nga opinioni.

Egljanta Isufi, 30 vjeç është e pamartuar dhe nuk ka fëmijë të tjerë. Ajo e la foshnjën në bodrumin e një pallati në Yzberisht ditën e mërkurë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori