LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë edhe një person nga gripi sezonal, i katërti për këtë vit në Kosovë (Video)

Ndërron jetë edhe një person nga gripi sezonal, i katërti për këtë vit në Kosovë (Video)
Foto: Arkiv

Ka ndërruar jetë edhe një 55 vjeçar si pasojë e gripit sezonal. Drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani ka thënë se i ndjeri kishte pasur edhe probleme të tjera shëndetësore. Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik thotë se situata epidemiologjike në vend është nën kontroll.

Influenca A e gripit sezonal, i ka marr jetën edhe një 55 vjeçari, i cili prej disa ditësh ishte duke u trajtuar në Klinikën e Infektives në QKUK.


Drejtori i kësaj klinike, Hamdi Ramadani ka thënë se pacienti ishte pranuar në klinikë me një gjendje të rëndë shëndetësore, dhe i pa vaksinuar me vaksinën kundër gripit sezonal.

“Është identifikuar se ky i sëmurë ishte prekur nga gripi sezonal. Nuk e kemi dokumentuar nëse ky pacient ishte prekur edhe nga virusi tjetër. Nuk është vërtetuar”, thotë Hamdi Ramadani.

Sipas Ramadanit, pacienti kishte pasur edhe probleme të tjera shëndetësore në të kaluarën, të cilat kishin ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij.

“Edhe ky i person para disa vitesh ka pasur një problem të madh në abdomen. Te ai ka pasur një intervenim, ku ishte hequr nga indi mushkërorë një heliokok”, thotë më tej Ramadani.

Ndërkaq, Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se situata epidemiologjike në vend është nën kontroll.

“Nga 01 Tetori 2018 deri sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 22.726 raste të  dyshimta  në  grip, 3.882 raste me infeksione respiratore akute dhe 25 raste  me infeksione të rënda respiratore akute. Aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, ekziston mundësia e rritjes së rasteve.”

Për këtë vit, ky është rasti i katër që ka përfunduar me fatalitet si pasojë e gripit sezonal. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori