LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë i burgosuri 27 vjeçar në Spitalin e Pejës – shtetasi shqiptar ishte i dënuar për lëndë narkotike

Ndërron jetë i burgosuri 27 vjeçar në Spitalin e Pejës – shtetasi shqiptar ishte i dënuar për lëndë narkotike
Burgu i Dubravës /Foto: Ridvan Slivova

Shërbimi Korrektues i Kosovës, në një komunikatë për media ka njoftuar se sot në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet I.A., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i lindur më 1992.

Sipas komunikatës, i burgosuri me rekomandim të mjekut të Qendrës Korrektuese në Dubravë është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, rreth orës 10:10, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.

“I.A., ishte shtetas i Republikës së Shqipërisë, akuzohej për Veprën Penale; blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve. I njëjti po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Lidhur me shkaqet e vdekjes, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion”, thuhet në komunikatën e Shërbimit Korrektues të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori