Ndërron jetë babai i Skerdit

Skerdi ka ndarë me ndjekësit e tij një nga momentet më të dhimbshme të jetës, duke bërë publik lajmin e ndarjes nga jeta të babait.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e figurës më të rëndësishme për të.
Në mesazhin e tij prekës, Skerdi flet për lidhjen e fortë me të atin, për sakrificat dhe vlerat që ai i ka përcjellë ndër vite si dhe për luftën e gjatë që ka bërë për ta mbajtur pranë sa më gjatë.
Fjalët e tij pasqyrojnë jo vetëm trishtimin, por edhe krenarinë për forcën dhe dinjitetin me të cilin babai i tij përballoi sëmundjen.
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
"Nuk do ta kem me nje besnik.Nuk do ta kem me nje udherrefyes.Nuk do ta kem me nje shok me te mire.Nuk do te jem me me ty, baba…Mu keput nje pjese e zemres sime dhe ra, u thye pergjithmoneKjo mbreteri mbeti me nje karrige bosh, ku kurora eshte ende aty, e vendosur aty ku e le baba, dhe askush nuk guxon ta preke.
Baba, ti me bere kete qe jam sot, fale kultures tende dhe fale sakrifices me te cilen na rrite, na mesove dhe na edukove.Luftova per ty me muaj te tere qe te kishe akoma jete, duke u munduar e duke shpresuar se edhe nje here babi im do jetonte gjate, do permiresoheshe dhe do ta kaloje kete sfide… por na mposhti, baba…
Luftova me cdo ktheter qe me gjakoste shpirtin cdo dite neper korridore pa ndjenja, ku i laja me lot sa here gjeja nje cep, sepse nuk doja t’i shihje lotet e mia. E di qe do te rendonin edhe me shume mbi ty…
U mundova ta ruaja nje qetesi qe donte te shperthente si vullkan, nga shume gjera qe ti i di shume mire, baba.
Por heshta ne luginen e vetmise sime, pa uluritur ate mllef te madh qe me perbiente dite pas dite, sa here te shihja te shtrire ne spital…Tani je lart, tek i madhi Zot, dhe besoj se do kujdesesh per mua edhe pse je larg.
Dhe dicka qe me beri edhe me burre eshte se ti kurre nuk u ankove. Kurre nuk me the “s’jam mire”, “jam semure”. Thjesht luftove deri ne fund, pa u ndalur. Tek ty pash luftetarin me te mire te kesaj jete.
Tek ty pash gladiatorin qe kjo bote nuk do ta kete me, te pakten per mua.Pusho ne paqe, babi me i mire dhe me i drejte i kesaj bote. Mos u bej merak, nuk kam lene asgje pa bere. Cdo amanet qe me le, i kam kryer te gjitha.
Djali yt te do shume dhe do te doje deri ne frymen e fundit.
Dhe shpresoj qe nje dite, aty lart ku ke shkuar, te jemi serish bashke.TE DUA, KING I ZEMRES TIME". /Telegrafi/





























































