LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë i aksidentuari në Çagllavicë

Ndërron jetë i aksidentuari në Çagllavicë
Foto: Ilustrim

Një person ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një automjet në lëvizje.

Sipas raportit të policisë ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:05, në Çagllavicë.


Siç thuhet në raport, viktima nga lëndimet e rënda trupore ka ndërruar jetë në QKUK.

“Ka ndodhë një aksident trafiku deri sa një i dyshuar mashkull kosovar, dyshohet se duke ngasur automjetin e tij në mënyrë të pa kontrolluar, ka goditur një këmbësor mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe për shkak të lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion. /Telegrafi/