LAJMI I FUNDIT:

Ndërrojnë jetë edhe dy pacientë me COVID-19 në Klinikën Infektive në Prishtinë

Ndërrojnë jetë edhe dy pacientë me COVID-19 në Klinikën Infektive në Prishtinë

Në Klinikën Infektive të QKUK kanë ndërruar jetë dy persona në orët e mbrëmjes së kësaj të hëne. Këtë e ka konfirmuar infektologu Murat Mehmeti, i cili ka thënë se në këtë klinikë ka mjaft pacientë që janë në gjendje të rëndë.

“Ka pacientë që janë në gjendje shumë të rëndë. Kemi dy raste të reja të vdekjes sonte.  Kemi pacient në gjendje shumë të rëndë. Ka pacientë që luftojnë me vdekjen”, është shprehur Mehmeti, për Klan Kosova.


“Ka përkeqësim të situatës për faktin se është rritur numri i pacientëve qoftë për t’u kontrolluar. Në zyrën e pranimit prej mëngjesit ka arritur numri në 150”, tha ai.

Mehmeti ka thënë se Klinika Infektive është në kapacitetet e saj sa i përket hapësirës.

“Janë 105 të shtrirë aktualisht. Kjo nënkupton se klinika është e mbushur. Realisht kapacitetet e klinikës tonë janë 115-120 shtretër. Edhe dhjetë vende mund t’i kemi të lira deri në mëngjes. Numri i pacientëve nën 100 nuk është në klinikë në këto dy javët e fundit”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori