LAJMI I FUNDIT:

Ndërroi afatin e skadencës të çokollatave nga Zvicra, çfarë dënimesh parasheh Kodi Penal?

Ndërroi afatin e skadencës të çokollatave nga Zvicra, çfarë dënimesh parasheh Kodi Penal?

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) të premten ka larguar nga tregu çokollatat e Fabrikës “Frey” me origjinë nga Zvicra, pasi dyshohet se të njëjtave në Kosovë iu është falsifikuar data e afatit të skadimit.   

AUV së bashku me Policinë e Kosovës kanë gjetur mbi 1 mijë çokollata në të cilat dyshohet se ka pasur ndërhyrje (falsifikim) në datën e përdorimit.


Aparati për të cilin u përdor për ndryshimin e afatit tashmë është konfiskuar, ndërsa personi i dyshuar është intervistuar nga Policia.

Pas largimit nga tregu i Kosovës të 1,031 çokollatave "Frey", konfiskohet aparati i cili është përdorur për ndryshimin e afatit
Lexo po ashtu Pas largimit nga tregu i Kosovës të 1,031 çokollatave "Frey", konfiskohet aparati i cili është përdorur për ndryshimin e afatit

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi tha për Telegrafin se rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Personi i dyshuar është intervistuar dhe është liruar, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, ndaj tij është hapur rasti dhe po merret prokuroria”, theksoi ai.

Por çfarë dënimesh parasheh Kodi Penal i Kosovës për veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullimin e artikujve të dëmshëm ushqimorë” ?

Sipas Kodit Penal të Kosovës dënimet për këtë vepër mund të jenë me gjobë dhe me burgim duke filluar nga 3 muaj deri në 4 vjet.

“Kushdo që prodhon me qëllim të shitjes, shet, ofron për shitje apo në ndonjë mënyrë tjetër vë në qarkullim artikuj ushqimorë, pije apo produkte të tjera për të cilat kryesi e di se janë të dëmshme për shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në katër (4) vjet”, parasheh Kodi Penal i Kosovës.

Largohen nga tregu i Kosovës çokolatat ”Frey’’, dyshohet se iu falsifikua data e skadencës
Lexo po ashtu Largohen nga tregu i Kosovës çokolatat ”Frey’’, dyshohet se iu falsifikua data e skadencës

Ndryshe, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se raportimet për afat të çokollatave janë bërë nga disa qytetarë.

“Pas raportimit të konsumatorit të publikuar ne rrjete sociale, për dyshime të falsifikim të datës se skadimit se produktit çokollatë. Prodhues fabrika ‘Frey’ origjina Zvicër. Menjëherë kemi nisur gjurmimin për të gjetur adresën e operatorit ekonomik distribues, i cili ka rezultuar se gjendet në Fushë Kosovë. Ekipi inspektues ka shkuar për inspektim të depos se produkteve. Aty ka gjetur produktet e njëjta si të dyshimta. Datat e skadencës janë mbuluar me stikera të distributorit dhe u janë shënuar, data tjera. Menjëherë janë ftuar Policia me njësitet relevante për të bërë verifikimin e dyshimit në falsifikim. Inspektorët e AUV-së bashkë Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha veprimet në raste”, thuhet në njoftimin e AUV.

AUV ka kërkuar nga qytetarët të mos konsumojnë këto lloje të çokollatave.

“Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni produktet e cekura me lartë sipas prodhuesit, llojit dhe etiketave, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë! Nëse i gjeni në shitje lajmëroni autoritetin.
080050095 thirrje pa pagesë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori