ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Në seancën e sotme të Komisionit për letra me vlerë, u soll konstatimi për ndërprerjen e procedurës së ngritur për Kërkesën për dhënie leje për ofertë për marrjen e ''Makpetrol'' nga ana e ''Balkan Petroleum Holding Limited'', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Procedura është ndërprerë për të zgjidhur çështjen e mëparshme që është në një organ tjetër shtetëror përgjegjës. Procedura për kërkesën e ''Balkan Petroleum Holding Limited'' do të vazhdojë pas zgjidhjes së kësaj çështje në organin tjetër shtetëror përgjegjës./Telegrafi/