Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri me dije se transporti publik në Tiranë do të ndërpritet plotësisht si një tjetër masë drastike e ndërmarrë nga qeveria për të shmangur përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.
Në një lidhje direkte me një nga mediat, Veliaj u shpreh se “menjëherë sapo të shkëpus lidhjen me ju do të nënshkruaj urdhrin për ndërprerjen e plotë të transportit publik në Tiranë. Jemi në një situatë ku fluksi i lëvizjeve me urban ka rënë me 70%, me duam që të bjerë dhe 30 % që ka mbetur. unë nuk jam shkencëtar por dihet që virusi ka një kurbë të vetën që bie në proporcion me masat që ndërmerren. Preken më pak banorë në kohë më të shkurtër nëse minimizohet lëvizja e njerëzve”, tha kryebashkiaku i Tiranës.
Teksa e cilësoi një masë të nevojshme, Veliaj tha se do të firmoste urdhrin për ndërprerjen e transportit publik menjëhe rë pas përfundimit të intervistës pas konsultimit që kishte pasur me kryeministrin.
“Kështu që do t’i besojmë shkencës, fakteve, realiteteve të ngjashme që kanë përballuar krizën që thonë se janë ca masa jo popullore, është jo popullore t’u thuash fëmijëve mos luaj në këndin e lojërave, t’u thuash të moshuarve mos luani domino dhe t’u thuash të tjerëve që duhet të ecin, nëse është absolutisht e nevojshme në këmbë apo me biçikletë, siç bëjmë shpesh ne në bashkinë e Tiranës, e di që është një masë jo popullore, por na rezulton që qytetet të cilët e kanë marrë që javën e parë e kanë pasur më të shkurtër periudhën e prekjes dhe më të ngushtë hartën e kontaminimit.
“Ndaj do ta marrim këtë masë. Edhe kam qenë në konsultim me kryeministrin dhe menjëherë me të mbaruar këtë interviste ne do të firmosim urdhrin për ndërprerjen e transportit publik si një masë jo popullore, por absolutisht e nevojshme për momentin”, tha Veliaj.
Ndërkaq, në të gjithë Tiranën automjetet e Policisë Bashkiake kanë filluar zbatimin e udhëzimit të Veliajt për informimin përmes qendrave të zërit në çdo lagje. Veliaj theksoi se kjo është një masë e domosdoshme për të informuar qytetarët kudo ku janë për masat parandaluese.
“Teksa ne jemi duke folur, jemi shpërndarë me disa kamionçina në qytet duke bërë thirrje me qendra zëri. Jemi realisht në situatë lufte, por duhet të informohemi. Në këtë lloj beteje na duhet që secili të rrijë në shtëpi, si e vetmja mënyrë që çdokush të jetë i dobishëm. Më parë u kemi kërkuar administratorëve që të bëjnë dezinfektimin e ashensorëve dhe ndërlidhësit me komunitetin të raportojnë nëse ka raste të të kthyerve nga Italia”, tha Veliaj, raportojnë mediat në Shqipëri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri