LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet greva e kontrollorëve të trafikut ajror

Ndërpritet greva e kontrollorëve të trafikut ajror

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj dhe kryetari i Shoqatës Sindikale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Artan Hasani, të premten nënshkruan memorandum mirëkuptimi, përmes së cilës i jepet fund grevës së paralajmëruar nga SINKON.

Ky dokument përfshin kërkesat e parashtruara nga kontrollorët ajror pas përfshirjes së tyre në Ligjin për paga.


Kontrollorët ajrorë pezullojnë grevën e së premtes
Lexo po ashtu Kontrollorët ajrorë pezullojnë grevën e së premtes

Ministri Lekaj ritheksoi vendosmërinë e tij për angazhim maksimal deri në rregullim të statusit të veçantë për këtë kategori.

Në njoftim thuhet se me anulimin e kësaj greve, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” vazhdojnë fluturimet, duke evituar çdo telashe që do të mund të sillte përsëritja e ndërprerjes së punës nga kontrollorët ajror.​ /Telegrafi/