ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se sot, më 13 korrik, duke filluar nga ora 9:00 do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit, ndërprerje do të ketë në fshtatin Muhoc dhe Doganaj të Ferizajit për shkak të punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.


Tutje në njoftim thuhet, se furnizimi me ujë pritet të rikthehet nga ora 16:00, konsumatorëve u kërkohet mirëkuptim gjatë kohës së realizimit të punimeve. /Telegrafi/