Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë, si pasojë e një defekti të papritur në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Luan Haradinaj”.

Nga kjo ndërprerje janë prekur banorët e këtyre zonave:


  • Rruga “Luan Haradinaj”;
  • Qendra e qytetit;
  • Lagjja Dardania;
  • Një pjesë e lagjes Kalabria.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se ekipet teknike tashmë janë në terren dhe po punojnë për sanimin e problemit, ndërsa furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve.

Qytetarët e prekur nga mungesa e ujit janë lutur të kenë mirëkuptim deri në normalizimin e situatës. /Telegrafi/