LAJMI I FUNDIT:

Nderohet fituesi i Rally 1971, Nissan Z Safari Rally Tribute Concept

Nderohet fituesi i Rally 1971, Nissan Z Safari Rally Tribute Concept

Safari Rally Z Tribute është menduar si rival i Datsun 240Z, që fitoi “rallyn” East Africa Safari të mbajtur në vitin 1971.

I bazuar në trendin e dizajnit “safari” të paraparë për terrene të vështira, Tomy Pike dhe ekipi i tij nga Karolina e Jugut kanë modifikuar veturën duke përfshirë ndriçimin, qëndrueshmërinë dhe përmirësime të dukshme në përformansë, transmeton Telegrafi.


Mbrojtja e komponentëve vital të motorit dhe shasisë si dhe mbrojtësit e përparmë e dritat LED e bëjnë këtë veturë më agresive dhe tejet tërheqëse.

Janë bërë përmirësime në enterier duke futur ulëset Recaro Pole Position. Sa i përket përmirësimeve mekanike Safari Rally Z Tribute e karakterizojnë 400 kuaj-fuqi. /Telegrafi/