LAJMI I FUNDIT:

​Nderohen të rënët në Epopenë e Çabratit

​Nderohen të rënët në Epopenë e Çabratit

Gjakova shënon sot përvjetorin e Epopesë së Çabratit, betejës së vetme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të zhvilluar në zonë urbane. Me këtë rast, në varrezat e dëshmorëve dhe ato të martirëve në Çabrat janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora me lule në kujtim e nderim të të gjithë të rënëve të kësaj beteje.

Në emër të komunës së Gjakovës homazhe kanë bërë drejtoresha për Arsim Eranda Kumnova-Baçi dhe ajo për Kulturë, Rini dhe Sport Adea Roka, ndërsa janë shoqëruar nga përfaqësues të Brigadës 137 “Gjakova” dhe qytetarë të shumtë.


Ish-komandanti i Brigadës 137 “Gjakova” Agron Kryeziu, ka kujtuar shokët e betejës, ku është shprehur se duhet të përkulemi para atyre që dhanë jetën për liri.

“Sot për neve është një ditë e veçantë, datë historike në luftën e fundit që është zhvilluar Epopeja e Çabratit, një ndër të vetmet urbane në qytet, erdhëm të përkulemi para të gjithë këtyre që dhanë jetën për liri e Kosovës, sot shënuam 23-vjetorin ku ranë bashkëluftëtarët, dëshmorët dhe heronjtë tanë në këtë ditë të lavdishme”, tha ai.

Ndërsa, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjakovës Eranda Kumnova-Baçi, tha se i përkulen jetës dhe veprës së dëshmorëve.

“Sot i përkulemi jetës dhe veprës së luftëtarëve tanë të cilët udhëhoqën luftën urbane, të vetmen në Republikën e Kosovës gjatë kohës së luftës. Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe të rënët që dhanë jetën e tyre për liri e Kosovës”, tha ajo.

Në betejën e Çabratit, që u zhvillua me 7, 8 dhe 9 maj 1999, u flijuan dhjetëra dëshmorë e martirë te kombit. Në këtë betejë kanë rënë 7 dëshmorë dhe 41 civilë. Po ashtu, janë rrëmbyer dhe zhdukur 43 qytetarë të tjerë.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori