LAJMI I FUNDIT:

Ndërmarrja Publike Banesore reagon lidhur me shkrimin për përgjimet dhe konkurset

Ndërmarrja Publike Banesore reagon lidhur me shkrimin për përgjimet dhe konkurset

Ndërmarrja publike banesore ka reaguar lidhur me shkrimin në media për përgjimet dhe konkurset që janë kryer në këtë kompani,  duke i mohuar ato.

Sipas NPB-së, regjistrimi i publikuar është bërë me qëllim të manipulimit të situatës dhe nxjerrjes së bisedës nga konteksti, vepër që sanksionohet me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.


Lexoni të plotë reagimin e kësaj ndërmarrjeje:

“Reagim në lidhje me artikullin “Zyrtarët e VETËVENDOSJES në stilin e Adem Grabovcit – favorizojnë biznesmenë të afërt me partinë”

Artikullit i publikuar në media me titull “Zyrtarët e VETËVENDOSJES në stilin e Adem Grabovcit – favorizojnë biznesmenë të afërt me partinë” është tendencioz dhe rezultat i një regjistrimi të manipuluar më qëllim dëmtimin e punës së mirë të menaxhmentit të Ndërmarrjes Publike Banesore.

Regjistrimi i publikuar është bërë me qëllim të manipulimit të situatës dhe nxjerrjes së bisedës nga konteksti, vepër që sanksionohet me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Konkursi i përmendur në bisedë në asnjë moment nuk pranohet nga kryeshefi se do të anulohet. Përkundrazi konkursi u anulua nga Shpend Ahmeti i cili përmes një e-maili drejtuar Bordit të drejtorëve të NPB-së më 9 shkurt 2018, kërkon që të mos merret asnjë vendim lidhur më dhënien me qira të lokaleve edhe pse konkursi tanimë kishte përfunduar dhe komisioni vlerësues kishte përzgjedhur aplikuesit e kualifikuar.

Artikulli në fjalë është i anshëm, kur në vend se të hulumtohet për të vërtetuar ose jo dyshimet e ngritura, behën barazime të paqena. I ftojmë mediat ta ndjekin çështjen dhe të evidentojë se ku ka ndodhur rasti korruptiv. Ne nuk do të mbrojmë asnjë person të korruptuar nëse ka ndodhur një gjë e tillë.

Kërkesa për ndihmë për punësim, për shkollim etj. paraqiten përditë me shkrim e me gojë në zyrat tona. Kjo është e zakonshme me nivelin e varfërisë dhe të keq arsimimit që kemi në vend. Por, korrupsioni nuk qëndron tek kërkesa e tillë, por të kryerja e një akti në shkelje të ligjit. Ftojmë institucionet të hetojnë me përgjegjësi maksimale çështjen, dhe në rast të vërtetimit të korrupsionit, të merren masa sipas ligjit. Ne jemi të bindur që në këtë rast nuk ka pasur diçka të tillë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori