LAJMI I FUNDIT:

Ndërmarrja Publike Banesore ndan 10 mijë euro për të prekurit e tërmetit në Shqipëri

Ndërmarrja Publike Banesore ndan 10 mijë euro për të prekurit e tërmetit në Shqipëri

Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike Banesore ka vendosur që të ndihmojë familjet e prekura nga kjo fatkeqësi.

Përmes një njoftimi thonë se kanë ndarë 10 mijë euro për ndërtimin e banesave/shtëpive të tyre të reja.


Duke shprehur ngushëllimet dhe lutjet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe në mbështetje të lënduarve dhe atyre të mbetur pa strehë, stafi ynë duke parë nevojën e ndihmës për barna, gjëra higjienike dhe batanije, ka nisur sot ndihma për fshatrat e tjera të prekura nga fatkeqësia.

“Tërmetet e fundit nuk kanë tronditur vetëm Shqipërinë. E në ditë të vështira si këto, solidariteti na bëhet të gjithëve detyrë.“Fuqia shëruese e madje edhe shkëmbimi më mikroskopik me dikë që di saktësisht se çfarë po flisni sepse ajo e ka provuar atë gjë gjithashtu, nuk mund të mbivlerësohet.” Cheryl Strayed”, thuhet në njoftim.