LAJMI I FUNDIT:

Ndërkombëtarët të ndajnë qasjen, me Kosovën ose Serbinë (Video)

Ndërkombëtarët të ndajnë qasjen, me Kosovën ose Serbinë (Video)

Vendet e bashkësisë ndërkombëtare, të cilat kanë prezencë në Kosovë dhe ndikim është dashur të ndajnë qasjen ndaj fletarrestëve të Serbisë që ka për komandantë e ushtarë të Kosovës.

Kjo qasje e tyre është e papranueshme dhe duhet të definohet njëherë e përgjithmonë ose me Kosovën ose me Serbinë.

Kështu ka deklaruar deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi për televizionin TribunaChannel.


Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha, ka thënë së të gjitha vendet e botës demokratike duhet të reagojnë për këtë rast, pasi këto aktakuza janë të ngritura nga prokuroritë e Serbisë dhe janë të kohës së Millosheviqit.