LAJMI I FUNDIT:

Ndërkombëtaret i duam, por me shumë e duam vetën

Ndërkombëtaret i duam, por me shumë e duam vetën

Shqiptaret, historikisht, nëpër periudha të caktuara kohore kanë ditur t’i respektojnë miqtë dhe të jenë mirënjohës për ndihmën që na e kanë dhënë nëpër procese të ndryshme historike që kemi kaluar.

Sot situata është më ndryshe: mirënjohja dhe respekti kanë kaluar tashmë në nënshtrim ndaj miqve dhe ky është problem i madh për Kosovën, sepse ambasadat janë shndërruar në ekzekutiv duke e luajtur edhe rolin e këshilltarëve të Qeverisë. Në raste të tilla, kjo marrëdhënie mund të jetë gjithçka, por jo miqësi.


Ashtu siç e dimë të gjithë ne, ndihma ndërkombëtare apo e shteteve mike për t’u çliruar Kosova ishte vendimtare që ne sot jetojmë të lirë dhe të pavarur, por kjo nuk do të thotë se ne duhet të jemi mirënjohës deri në atë nivel sa që të mos u themi JO kur rrezikohet Kosova si shtet, siç kishim shumë raste prej Pakos së Ahtisarit e deri tek këto marrëveshjet e fundit në Bruksel.

Roli i ambasadorëve kudo në botë është mirëmbajtja e marrëdhënieve në mes të shteteve, nëpërmjet marrëveshjeve, si dhe metodave të zbatuara deri tek marrëveshja.

Shtetet kuvendojnë ndërmjet veti, mbrojnë interesat e tyre, njoftojnë njëra-tjetrën, i përparojnë marrëdhëniet kryesisht nëpërmjet të dërguarve dhe pranimin e të dërguarve nga shteti përkatës. Ndërsa, në Kosovë ambasadoret e shteteve të caktuara shpesh dalin nga rregullat e përfaqësimit diplomatik të shtetit prej nga vijnë, me dijeninë e shtetit që përfaqësojnë.

Kosova është vendi që nuk është se ka pasur përvoja të mira me disa ambasadorë, të cilët përveç tjerash kanë ndërhyrë dhe kanë vendosur për problemet e brendshme politike duke dalë nga misioni i tyre kryesor përfaqësues – prezantimi i interesave të shtetit prej nga vijnë.

Ju kujtohet rasti i ambasadorit Dell? Ai në Kosovë nuk ishte vetëm ambasador, por ishte afarist, ishte mbret, ishte president dhe kryeministër e të gjitha funksionet i luante në ombrellën e ambasadorit. Po ashtu ishte njëri nga ata që ndikoi shumë në dhënien e tenderit për Bechtell & Enka, ku u punësua pasi e përfundoi misionin si ambasador në Kosovë.

Rasti i fundit është me ambasadoren franceze e cila merr guximin dhe dëshiron të na mësojë se çfarë flamuri duhet ta mbajmë: flamurin për të cilin jemi vra si popull apo këtë leckën që na erdhi “dhuratë” po nga këto marrëveshjet e dëmshme që na i sollën miqtë ndërkombetarë.

Pas gjitha këtyre skandaleve me UNMIK me EULEX, me ambasadorin Dell e me të tjerë si ky, me ambasadoren franceze dhe raste te tjera, konsideroj se Kosova e ka shpaguar edhe çmimin e lirisë dhe pavarësisë ndaj ndërkombëtarëve . Tash na lejoni të jemi zotë shtëpie e të vendosim vetë për të ardhmen tonë.

Ne i duam ndërkombëtaret, por më shumë e duam veten.

Në trend

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori