LAJMI I FUNDIT:

Ndërkombëtarët apelojnë për zgjedhje të lira dhe demokratike në Maqedoni

Ndërkombëtarët apelojnë për zgjedhje të lira dhe demokratike në Maqedoni

Përfaqësitë diplomatike në Maqedoni, alarmojnë qytetarët e tyre të kenë kujdes ditën e zgjedhjeve. Ambasada e SHBA-ve, ato të BE-së por edhe përfaqësitë tjera diplomatike, kanë publikuar mesazhe sigurie duke apeluar qytetarët e tyre që më 11 dhjetorë mos të qëndrojnë në grupe dhe vende ku zhvillohet procesi zgjedhor. Nga ambasada e SHBA-ve thonë se qëndrimi nuk korrespondon me ndonjë indikacion konkret për dhunë.

“Është procedurë standarde dhe përmbushje e obligimit të ambasadës ndaj qytetarëve. Indikacione për rrezik konkret nuk ka! Kjo nuk duhet të merret si koment mbi ecurinë e zgjedhjeve, por thjeshtë si obligim i ambasadës ndaj qytetarëve të saj”, njoftojnë nga ambasada e SHBA-së.


Edhe nga ambasada e Britanisë Madhe ndanë të njëjtin qëndrim.
“Zgjedhjet parlamentare janë caktuar për 11 dhjetor 2016. Mitingje politike dhe aktivitete tjera zgjedhore do të ketë në të gjithë Maqedoninë. Tashmë janë regjistruar disa sulme nëpër objektet (shtabet) e partive politike. Gjatë periudhës së zgjedhjeve, ju duhet t’i shmangni mitingjet politike dhe çfarëdolloj mitingu tjetër”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe, shkruan Alsat-M.

Qëndrimet e tilla vijnë nga ambasadat të cilat ishin garantuese në nënshkrimin e Marrëveshjes së Përzhinos në të cilën u vulos data 11 si datë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni.

Ambasadat njëzëri thonë se ky është obligim i ambasadave ndaj qytetarëve të saj dhe se mbi gjitha, kjo nuk duhet të merret si koment ndaj procesit zgjedhor. Nga ana tjetër, ekspertët e sigurisë shprehin shqetësimin e tyre në këtë drejtim. Sipas tyre, deklaratat e ambasadave vijnë pas informacioneve që të njëjtat i sigurojnë në terren dhe mundësive për elemente dhune gjatë procesit zgjedhor. Zgjedhjet e 11 dhjetorit kanë nxitur edhe interesin e medieve nga vendet e rajonit, të cilat kanë akredituar rreth 40 gazetarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori