LAJMI I FUNDIT:

Ndarja me Piquen, Shakira dëshiron të rikthejë çmimet që ka fituar ndër vite të cilat ndodhen në zyrat e tij

Ndarja me Piquen, Shakira dëshiron të rikthejë çmimet që ka fituar ndër vite të cilat ndodhen në zyrat e tij
Foto: Getty Images

Shakira dhe Gerard Pique po kalojnë momentin më sfidues të jetës së tyre.

Pasi i dhanë fund romancës së tyre prej 12 vitesh, duket se më në fund do të përballen me njëri-tjetrin në gjykatë për kujdestarinë e fëmijëve, por edhe për pasuritë materiale.

Tani, siç raportohet nga fotografi Jordi Martin, ka diçka që Shakira e pëlqen shumë, ajo është në zyrat e Pique në selinë e Kosmos.


Foto: Getty Images

“Çmimet Grammy të Shakiras janë ende të ekspozuara atje dhe ai nuk ia ka kthyer ato”, konfirmoi Martin.

Megjithatë, kjo nuk është e këndshme për të dashurën e re të Pique, Clara Chia Marti, e cila i sheh çdo ditë çmimet, pasi punon në Kosmos si koordinatore eventesh.

Publikohen imazhe të reja të Gerard Piques dhe të dashurës së re gjatë pjesëmarrjes në dasmën e mikut të futbollistit në Spanjë
Lexo po ashtu Publikohen imazhe të reja të Gerard Piques dhe të dashurës së re gjatë pjesëmarrjes në dasmën e mikut të futbollistit në Spanjë

Gjithsej janë 15 çmime që kanë mbetur nëpër zyra dhe këngëtarja nuk është e gatshme t’i humbë ato.

Foto: Getty Images

Shakira dëshiron të transferohet në Miami dhe t’i shpëtojë ngacmimeve që po merr në Katalonjë. Sipas të njëjtit gazetar, mbrojtësi i Barcelonës do të ishte i gatshëm të nënshkruante marrëveshjen që ish-gruaja e tij t’i çonte fëmijët në Shtetet e Bashkuara në këmbim të një pakete biletash të klasit të parë për t’i vizituar ata dhe një kompensim financiar prej 400 mijë dollarësh.

Diçka që do ta ndihmonte çiftin të përpiqet të rifillojë një marrëveshje janë problemet sportive me të cilat përballet aktualisht mbrojtësi.

Xavi Hernandez nuk llogarit në veteranin dhe largimi i tij nga skuadra katalanase është gjithnjë e më e mundshme.

Foto: Arkiv

Këtu gjithçka do të shkonte në drejtimin e duhur: Inter Miami është i interesuar ta nënshkruajë atë dhe të luajë në MLS dhe të qenit pranë fëmijëve të tij do të ishte skenari ideal.

Ndër të mirat e tjera materiale në kontest është edhe avioni privat që ata kanë blerë së bashku në vitin 2010 dhe që vlerësohet në 20 milionë euro.

Brenda është rinovuar dhe ka një kapacitet për 10 pasagjerësh dhe asnjëri prej tyre nuk dëshiron të heqë dorë nga një transport i tillë luksoz. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Kalo në kategori