LAJMI I FUNDIT:

Ndarja para ose pas Ditës së Shën Valentinit: Kur është më mirë t’i jepni fund një lidhjeje që nuk funksionon?

Ndarja para ose pas Ditës së Shën Valentinit: Kur është më mirë t’i jepni fund një lidhjeje që nuk funksionon?
shutterstock

Shkurti është muaji i dashurisë, por disa lidhje po marrin fund pikërisht tani

A është shumë mizore të braktisni partnerin në prag të Shën Valentinit, apo është më keq të festoni Ditën e të dashuruarve dhe të ndaheni më pas?

Ja çfarë mendojnë ekspertët për këtë temë.


Vendimi për t’i dhënë fund një marrëdhënieje emocionale nuk është kurrë i lehtë, për asnjërën palë – ai që largohet zakonisht shqetësohet se kur është momenti ideal për t’u ndarë, ndërsa për personin tjetër diçka e tillë është e papritur dhe për këtë arsye edhe më e dhimbshme, raporton CNN, përcjell Telegrafi.

Ndarja para Ditës së Shën Valentinit

Ndarja në Ditën e Shën Valentinit është, sipas mendimit të shumë njerëzve, e pamatur dhe madje e vrazhdë, edhe pse shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se në të vërtetë nuk ka një kohë ideale për diçka të tillë përveç – bash tani.

Pas një feste, do të ketë një tjetër, një të tretë, një të katërt, do të ketë probleme në punë ose do të dalë diçka tjetër, e cila vetëm do të zgjasë agoninë. Përveç kësaj, festimi i Ditës së Shën Valentinit me dikë që nuk e duam dhe nuk na intereson më nuk është zgjidhja më e mirë.

“Po, ndarja është e vështirë, por edhe më e vështirë është të zgjedhësh një dhuratë për dikë që nuk e do ose të shtiresh se je i afërt me dikë për të cilin ndjenjat janë ftohur prej kohësh”, thotë profesori i psikologjisë Morgan Koup.

Ndarja pas Ditës së Shën Valentinit

Megjithatë, nëse nuk jeni ende 100% të sigurt për ndjenjat tuaja, ose nëse vendimi për t’u ndarë nuk është pjekur ende plotësisht, është më mirë të prisni derisa të kalojë dita e Shën Valentinit. Kjo do t’ju japë kohë të mjaftueshme për të përpunuar emocionet tuaja dhe për të vlerësuar nëse marrëdhënia ka ndonjë të ardhme.

Pritja që të kalojë Dita e Shën Valentinit ka edhe një avantazh tjetër: atmosfera festive mund të zgjojë tek ju dhe tek partneri juaj (pothuajse ish) dëshira për të bërë përpjekje në marrëdhënie dhe për të punuar për gjërat që nuk po funksiononin aq mirë. Kush e di, ndoshta ju mund të mbijetoni.

Së fundi, mund të jetë një ide e mirë të prisni derisa të përfundojë festa për të shmangur ndjenjat negative dhe skenat e ndarjes që lidhen me këtë ditë në të ardhmen. “Truri ynë ka tendencë të krijojë modele midis dy ngjarjeve. Një kujtim vjetor që jeni ndarë një ditë para festës mund të jetë i dëmshëm,” përfundon terapistja Kiana Shelton. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Detektivja private: Detaji që u ik të gjithëve dhe është një shenjë që partneri po ju tradhton

Detektivja private: Detaji që u ik të gjithëve dhe është një shenjë që partneri po ju tradhton

A e dini se...
Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt

Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt

A e dini se...
Sa kohë mund të qëndrojnë rrobat e lara në makinë larëse para se të marrin erë?

Sa kohë mund të qëndrojnë rrobat e lara në makinë larëse para se të marrin erë?

A e dini se...
Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”

Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”

Lifestyle
Ky zakon i përditshëm në kuzhinë është shkaku kryesor i zjarreve në shtëpi

Ky zakon i përditshëm në kuzhinë është shkaku kryesor i zjarreve në shtëpi

Bëje vet
Ndarja para ose pas Ditës së Shën Valentinit: Kur është më mirë t'i jepni fund një lidhjeje që nuk funksionon?

Ndarja para ose pas Ditës së Shën Valentinit: Kur është më mirë t'i jepni fund një lidhjeje që nuk funksionon?

Lifestyle
Kalo në kategori