LAJMI I FUNDIT:

Ndarja e 11 milionë eurove nga Qeveria për krizën energjetike, Hoti: Kjo nuk është politikë, paratë transferohen nga buxheti i shtetit tek KEDS-i

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar sot pasi Qeveria e Kosovës ndau 11 milionë euro lidhur me krizën energjetike, gjegjësisht mbulimin e pagesës për familjet e cenueshme.

Hoti në një postim në Facebook shkruan se Qeveria në vend se të ndërmarrë masa për parandalimin e rritjes së faturave të energjisë elektrike për familjet, siç ndodhi në dhjetor kur për shumë familje faturat u frynë tepër shumë, Qeveria ndan 11 milionë euro për familjet për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës energjetike.


Kriza energjetike, ekzekutivi ndan 16 milionë euro
Lexo po ashtu Kriza energjetike, ekzekutivi ndan 16 milionë euro

“Kjo nuk është politikë. Këto mjete nuk qëndrojnë tek familjet. Me këtë veprim, paratë transferohen nga buxheti i shtetit tek KEDS-i dhe bizneset e tjera përmes familjeve.

Ulja e çmimit të energjisë elektrike do ishte veprimi i duhur në këtë rast, pasi çmimi i energjisë në tregje ndërkombëtare ka rënë dukshëm krahasuar me vitin e kaluar”, shkruan ai. /Telegrafi/