Ekziston një test interesant psikologjik që përbën vetëm një pyetje dhe zbulon shumë se çfarë personaliteti jeni.

Mund t’ju ndihmojë që më mirë ta kuptoni personalitetin tuaj, por edhe të mësoni diçka të re për veten tuaj.

Imagjinoni që duhet të bëni disa gjëra njëkohësisht:

1. Të merrni beben e cila qan.

2. Të merrni rrobat të cilat janë tharë në ballkon, ndërkohë që fillon të bjerë shi.

3. Të shkyçni pllakën e shporetit, sepse uji nga tenxherja fillon të derdhet nëpër dyshemenë e kuzhinës.

4. Dikush troket në derë dhe ju duhet ta hapni.

5. Bie zilja e telefonit dhe ju duhet ta hapni. Me cilën radhë do t’i bëni këto gjëra?

Zgjidhja:

1. Nëse gjëja e parë që do ta bëni është ngushëllimi i bebes, atëherë gjëja më e rëndësishme në jetë është familja. Ju bëni pjesë në atë grup njerëzish, i cili familjarët e vet gjithmonë do t’i ketë në vendin e parë.

2. Nëse nguteni më parë të merrni rrobat, atëherë prioritetet tuaja janë dashuria dhe lidhja intime. Kjo është gjëja e cila ju bën të kompletuar dhe të plotësuar – dhe për ju asgjë tjetër nuk ka kuptim.

3. Nëse më parë shkyçni pllakën e shporetit, atëherë paraja për ju është gjëja më e rëndësishme në jetë. Siguria materiale për ju është në vend të parë.

4. Nëse para të gjithave vendosni për të hapur derën, atëherë miqtë dhe familja janë në vend të parë.

5. Nëse më parë hapni telefonin dhe pastaj i bëni të gjitha gjërat e tjera, atëherë prioritet juaji janë karriera dhe puna. /Telegrafi/