LAJMI I FUNDIT:

Ndalon kollën dhe rregullon sheqerin në gjak, por jo te të gjithë: Mjekët paralajmërojnë se kush nuk duhet ta pijë këtë çaj

Ndalon kollën dhe rregullon sheqerin në gjak, por jo te të gjithë: Mjekët paralajmërojnë se kush nuk duhet ta pijë këtë çaj

Kjo bimë ngadalëson plakjen, qetëson, por edhe ndihmon në luftimin e baktereve dhe shëron traktin respirator

Reklama

Thuhet se gjethi i dafinës është një bimë mrekullibërëse që është dëm të përdoret vetëm si shtesë në gjellë.

Gjethi i dafinës lehtëson të përzierat, zvogëlon lodhjen dhe ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak (hulumtimet kanë treguar se konsumimi i 3 gramë dafine në ditë ul nivelin e glukozës te njerëzit me diabet të tipit 2), dhe është veçanërisht efektiv në nxjerrjen e sekrecionit nga mushkëritë, transmeton Telegrafi.

Çaji i gjethit të dafinës qetëson kollën sepse ka një efekt të dobishëm në mukozën e fytit dhe trakesë, por fitoterapistët paralajmëronë se gjethet e dafinës nuk janë të përshtatshme për të gjithë. Ata theksojnë se çajin e dafinës duhet ta konsumojnë me kujdes personat me sëmundje të traktit gastrointestinal, si dhe gratë shtatzëna.

Ulcera në stomak ose në duoden është kundërindikacion për marrjen e gjethit të dafinës, sepse kjo erëz mund të acarojë mukozën. Gjatë shtatzënisë, gjethet e dafinës nuk duhet të konsumohen në sasi të mëdha.

Si të përgatisni çaj me gjethe dafine?

Përbërësit:

2.5 dcl ujë
▪ 4-5 gjethe dafine

Përgatitja:

Hidhni gjethet e dafinës të thata ose të freskëta në një tenxhere, mbulojini me ujë të ftohtë, lëreni ujin të vlojë dhe ziejini për 5 minuta. Lëreni çajin të mbuluar për 10 minuta të tjera, më pas kullojeni. Gjethet kanë një shije shumë aromatike, të hidhur dhe të fortë, ndaj mund të shtoni mjaltë dhe limon në çaj nëse dëshironi.

Kjo bimë ngadalëson plakjen, qetëson, por edhe ndihmon në luftimin e baktereve dhe shëron traktin respirator. Thuhet se gjethi e dafinës është një bimë mrekullibërëse që është turp të përdoret vetëm si shtesë në pjata.

Gjethet lehtësojnë të përzierat, zvogëlojnë lodhjen dhe ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak (hulumtimet kanë treguar se konsumimi i 3 gram gjethe dafine në ditë ul nivelin e glukozës tek njerëzit me diabet të tipit 2), dhe është veçanërisht efektiv në nxjerrjen e mukusit nga mushkëritë. /Telegrafi/

Në trend Shendetesi

Më shumë
Lindin si vajza, pastaj bëhen djem kur mbushin 12 vjeç!

Lindin si vajza, pastaj bëhen djem kur mbushin 12 vjeç!

Shëndetësi Lajme
A zgjoheni në mes të natës dhe më pas nuk arrini të flini përsëri? Ja si të shpëtoni nga ky problem

A zgjoheni në mes të natës dhe më pas nuk arrini të flini përsëri? Ja si të shpëtoni nga ky problem

Shëndetësi
Klamidia shpesh nuk ka simptoma, por shkakton infertilitet: Ja si mund ta merrni atë, si zbulohet dhe trajtohet

Klamidia shpesh nuk ka simptoma, por shkakton infertilitet: Ja si mund ta merrni atë, si zbulohet dhe trajtohet

Shëndetësi
Çfarë e bën një person

Çfarë e bën një person "të vrasë veten": Cilat janë shenjat që tregojnë një tragjedi të mundshme

Psikologji
A mundet që konsumimi i tepërt i ëmbëlsirave dhe i lëngjeve të rrisë rënien e flokëve te meshkujt?

A mundet që konsumimi i tepërt i ëmbëlsirave dhe i lëngjeve të rrisë rënien e flokëve te meshkujt?

Shëndetësi Lajme
Si të mos shtojmë në peshë kur e lëmë duhanin

Si të mos shtojmë në peshë kur e lëmë duhanin

Shëndetësi
Kalo në kategori