LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet përkohësisht prodhimi i naftës nga Arabia Saudite

Ndalohet përkohësisht prodhimi i naftës nga Arabia Saudite

Arabia Saudite njoftoi ndalimin e përkohshëm të prodhimit të naftës nga dy fabrikat e drejtuara nga kompania Saudi Aramco pas sulmeve të djeshme me dronë ndaj këtyre dy objekteve të naftës.

Ministri saudit i Energjisë, princi Abdulaziz bin Salman, deklaroi për agjencinë e lajmeve SPA se prodhimi i naftës është duke u ndalur përkohësisht nga dy objektet kryesore në pronësi të gjigantit shtetëror të naftës në Arabinë Saudite.

Të shtunën, SPA raportoi për zjarret në Abqaiq dhe Khurais. Në Abqaiq gjendet fabrika më e madhe e kompanisë për përpunimin e naftës.

Asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Megjithatë, rebelët Huthi në Jemen, të cilët luftojnë kundër koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, thanë se kanë kryer sulme të ngjashme në të kaluarën.

Sulm me dronë në ndërtesat për përpunimin e naftës në Arabinë Saudite
Lexo po ashtu Sulm me dronë në ndërtesat për përpunimin e naftës në Arabinë Saudite

Grupi Huthi i mbështetur nga Irani, raketat balistike të të cilit zakonisht interceptohen nga sistemet e mbrojtjes ajrore saudite, më parë ka shënjestruar asete dhe lokacione të caktuara strategjike të Arabisë Saudite, duke përdorur drone të armatosura.

Jemeni është përfshirë nga dhuna që nga viti 2014, kur grupi Huthi pushtoi pjesën më të madhe të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin Sana. /Telegrafi/