Sot hyn në fuqi vendimi i Qeverisë së Shqipërisë, që nuk lejon importin e autoveturave me moshë më të madhe se 10 vite dhe makinave më të mëdha me një moshë mbi 15-vjeçare, që nuk përmbush së paku normën e motorit “Euro 4”.
Për automjetet e përdorura që kanë hyrë para datës 2 dhjetor dhe që janë zhdoganuar, afati i targimit është 1 marsi i vitit 2019. Ndërkohë, për autoveturat e pajisura me targa dhe leje qarkullimi nuk ka kufizim moshe për të lëvizur në rrugët e Shqipërisë dhe as nuk ndalohet shitja.
Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim;
Mjetet që lejohen Ky vendim zbatohet për mjetet motorike të kategorisë M (M1, M2) për transport njerëzish dhe N (N1) për transport mallrash. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, lejohen të regjistrohen për herë të parë për qarkullim në territorin e Republikës së Shqipërisë, mjetet motorike dhe automjetet, të cilat plotësojnë kushtet e mëposhtme:
a) Autoveturat e reja me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën Euro 5, të Bashkimit Evropian;
b) Mjetet motorike të tjera të reja si motorë, autobusë, kamionë të kategorive M2 dhe N1, me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën Euro 5, të Bashkimit Evropian;
c) Autoveturat e përdorura (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën Euro 4) duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri;
ç) Mjetet motorike të tjera të përdorura si motorë, autobusë, kamionë, të kategorive M2 dhe N1, (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën Euro 3) duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.
Të gjitha makinat e vogla që janë me moshë mbi 10-vjeçare dhe ato të mëdha me një moshë mbi 15-vjeçare do të kthehen nga Dogana dhe nuk do të lejohet hyrja dhe regjistrimi i tyre në Republikën e Shqipërisë.
Kështu, në dhjetor 2018 do të lejohen vetura me vit prodhimi jo më larg se 2008, ndërkohë që për kamionë e autobusë mosha e prodhimit për importim nuk duhet të jetë më larg se 2003-shi. Por, nga 1 janari shifrat ndryshojnë: makinat e vogla duhet të jenë më vit prodhimi jo më larg se 2009-a dhe ato të mëdha për transport njerëzish e mallrash jo me të vjetra se viti 2004.
Përjashtime Ky vendim nuk zbatohet për importin e automjeteve të hershme me interes historik dhe koleksionimi, siç janë: automjetet e prodhuara deri në dhjetor 1970; automjetet e prezantuara si model i prodhimit deri më 31 dhjetor 1970, pavarësisht vitit aktual të prodhimit të një automjeti të veçantë; automjetet, të cilat paraqesin vlera teknike muzeale apo kulturore, trashëgimi tradicionale dhe sociale.
Po kështu, nuk zbatohet për importin e mjeteve motorike, të cilat janë të importuara nga subjekte fizike e juridike, me qëllim ndihmën humanitare, në përputhje me legjislacionin kombëtar që rregullon donacionet dhe ndihmat humanitare.
Vendimi i Këshillit të Ministrave që hyn në fuqi 30 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, pra nga data 2 dhjetor 2018.
Viti 2018 Në dhjetor 2018 do të lejohen autovetura me vit prodhimi jo më larg se 2008, ndërkohë që për kamionë e autobusë që blihen jashtë Shqipërisë mosha e prodhimit për importim nuk duhet të jetë më larg se 2003-shi
Viti 2019 Nga 1 janari i vitit të ardhshëm shifrat ndryshojnë: makinat e vogla duhet të jenë më vit prodhimi jo më larg se 2009-a dhe ato të mëdha për transport njerëzish e mallrash jo me të vjetra se viti 2004. /ATSH/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3