LAJMI I FUNDIT:

Ndalimi i lojërave të fatit – Zeka thotë se 15 mijë qytetarë do të mbesin pa punë

Ndalimi i lojërave të fatit – Zeka thotë se 15 mijë qytetarë do të mbesin pa punë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Milaim Zeka në debatin që është duke mbajtur për ndalimin e lojërave të fatit, ka thënë që ai nuk do të votojë një ligj të tillë, duke thënë se kjo do t’i dëmtojë 15 mijë familje, pasi familjarët e tyre mbesin pa punë.

“Ja kemi larguar buxhetit të Kosovës 30 milionë euro, që me ato kishim bë çdo fshat të Kosovës nga 1 çerdhe, i kemi dërguar mesazh botës së badihava nxjerr licenca për një biznes, sepse qeveria me deputetë bëjnë rezolutë dhe ta marrin licencën.


Ju bëj ftesë deputeteve, reflektoni mendoni, mos të votojmë një ligj që është antibiznes, antiligjor që i len pa papunë 15 mijë qytetarë të Kosovës. Unë kurrë nuk e votoj një ligj të tillë”, tha ai, raporton KP.