LAJMI I FUNDIT:

Ndalimi i kosovarëve në Serbi, Gërvalla: Vuçiqi nisi t’i jetësojë kërcënimet pas votimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Ndalimi i kosovarëve në Serbi, Gërvalla: Vuçiqi nisi t’i jetësojë kërcënimet pas votimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u kanë raportuar ambasadorëve të shteteve të QUINT-it dhe drejtorit të Zyrës së BE-së në Kosovë për ndalimin që u është bërë një numri të madh të qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare të Serbisë.

Gërvalla ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka nisur t’i jetësojë kërcënimet e tij pas votimit të djeshëm për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës.


“Jemi ballafaquar me një situatë, e një veprim i tillë bazohet në ngjarjet e djeshme. Vuçiqi ka kërcënuar edhe Kosovën e edhe partnerët tanë, që vota pozitive në Këshill të Evropës do të ketë pasoja. Dje nuk eci propaganda, Vuçiqi ka nisur t’i jetësojë kërcënimet e tij. Në këtë kontekst e shoh ndalimin… Janë shkelur masivisht të drejtat e qytetarëve”, ka thënë Gërvalla.

Sipas saj, një pjesë e qytetarëve kosovarë iu nënshtruan bisedave informative.

"Zyrtarja e Policisë së Kosovës ende është duke u intervistuar nga policia serbe", flet pasagjeri i autobusit "Bici Com" që po mbahet në kufirin Serbi-Hungari
Lexo po ashtu "Zyrtarja e Policisë së Kosovës ende është duke u intervistuar nga policia serbe", flet pasagjeri i autobusit "Bici Com" që po mbahet në kufirin Serbi-Hungari

“… Një numër i tyre u është nënshtruar bisedave informative, ka pasur qëllim që të flitet për 1999-n, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka shtuar ministrja e Jashtme.

“Sa i përket arrestimit të zyrtarëve të ndryshëm policorë, numri është goxha i madh, nuk janë kufizuar në pak zyrtarë policorë. Nuk do doja të spekuloj,  sepse nuk dua ta shqetësoj publikun tonë dhe s’dua të jap informacione gjysmë të verifikuara. E dimë se një pjesë e madhe e tyre tashmë janë liruar”.

Ajo është shprehur se reagimi i ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve në kufi është i pari pas shumë kohësh ku Serbisë i është kërkuar përgjegjësi.

“Kemi biseduar me partnerët tanë, i mbajmë të informuar. Ka pasur një reagim të BE-së ku pas kaq kohësh BE nuk flet më për përgjegjësi të të dyja palëve, por kur qartë e thotë se kjo përbën shkelje të marrëveshjes së mobilitetit dhe kërkon nga Serbia të ndalë aktet e tilla”, ka thënë Gërvalla, transmeton Telegrafi.

Ajo ka deklaruar se Serbia e ka shkelur marrëveshjen e arritur në vitin 2023 për lëvizjen e qytetarëve me pasaporta kosovare.

“I kemi informuar me aq detaje sa kishim në atë se çka po ndodh, kemi kërkuar një reagim të qartë dhe prerë ndaj Serbisë, jo vetëm për të parandaluar edhe demonstruar unitet mes faktorit demokratik ndaj qasjes që ka treguar Serbia. Sot jo vetëm që është shkelur marrëveshja e vitit 2023, po është shkelur edhe marrëveshja për mobilitetin”, ka thënë ministrja.

Gërvalla u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të mundohen të shmangin kalimin nëpër Serbi.

“E përsëris thirrjen që e kemi bërë që të evitohet kalimi nëpër Serbisë në çdo rrethanë, nuk e dimë se sa mund të ashpërsohet kjo strategji e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe se cilat mund të jenë pasojat”, ka thënë Gërvalla.

Gërvalla fillimisht foli për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Gërvalla ka theksuar se më meritorët në këtë janë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD), Kreshnik Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

Muhamet Hajrullahu
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Kalo në kategori