LAJMI I FUNDIT:

Dëmtohet edhe një gyp në lagjen “Bregu i Diellit”, banorët vazhdojnë të mbesin pa ujë

Dëmtohet edhe një gyp në lagjen “Bregu i Diellit”, banorët vazhdojnë të mbesin pa ujë

Një pjesë e lagjes “Bregu i Diellit”, kanë mbetur pa ujë të pijshëm, pasi një gyp i ujit në këtë lagje është dëmtuar.

Përmes një komunikate për medie, KRU Prishtina ka njoftuar se ekipet teknike të mirëmbajtjes dhe operimit tashmë janë në vend të ngjarjes duke analizuar gjendjen për të sanuar sa më shpejt dëmtimimin.


Deri në një zgjidhje, pa ujë të pijshëm kanë mbetur banorët në rrugën “Xheladin Rekaliu” dhe “Hyzri Talla”.

Dëmtohet gypi i ujit, mbetet pa ujë të pijshëm lagjja Bregu i Diellit në Prishtinë
Lexo po ashtu Dëmtohet gypi i ujit, mbetet pa ujë të pijshëm lagjja Bregu i Diellit në Prishtinë

“Para pak çastesh është dëmtuar gypi i ujit AC 200 mm në rrugën ” Mehmet Major Bushi” në Prishtinë. Dëmtimi është shkaktuar nga nënkontraktor të NP Termokos. Ekipet teknike të mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendngjarje për analizimin e gjendjes dhe mundësinë sa më të shpejtë të sanimit. Pa ujë të pijshëm janë pjesa e njejtë e lagjes ” Bregu i Diellit” konkretisht rrugët ” Xheladin Rekaliu” dhe ” Hyzri Talla””, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/