LAJMI I FUNDIT:

Dëmtohet gypi i ujit, mbetet pa ujë të pijshëm lagjja Bregu i Diellit në Prishtinë

Dëmtohet gypi i ujit, mbetet pa ujë të pijshëm lagjja Bregu i Diellit në Prishtinë
-->

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se gjatë natës së mbrëmshme është dëmtuar gypi i ujit në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Sipas kompanisë, ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe me të gjitha kapacitetet për punë po merren me sanimin e defektit të atij gypi.

“Deri në sanimin e defektit pa ujë të pijshëm janë rruga ‘Hyzri Talla’ dhe rruga ‘Xheladin Rekaliu’ në lagjen ‘Bregu i Diellit. Sanimi pritet të përfundoj gjatë ditës së sotme”, njofton kompania. /Telegrafi/